Tirana 24/7/ Ndriçim të ri në rrugën “Aleksandër Moisiu"

Tirana

Tirana 24/7/ Ndriçim të ri në rrugën “Aleksandër Moisiu"

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:35
Ndriçim të ri në rrugën “Aleksandër Moisiu"

Falë investimeve të Bashkisë Tiranë, shumë zona që deri dje konsideroheshin periferike, sot nuk kanë më dallim me qendrën apo lagje të tjera të Tiranës për nga infrastruktura dhe shërbime të tjera. 

Një prej tyre është Njësisë 4 në kryeqytet, e cila në këto dy vite ka përfituar jo pak investime të bashkisë së Tiranës. 

Kështu, krahas rikualifikimit të disa blloqeve të banimit, rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, apo edhe investimi për rikonstruksionin e plotë të rrugës së “Dibrës”, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi edhe elementëve të tjerë që përmisojnë jetën urbane por edhe që risin sigurinë e banorëve, siç është edhe ndriçimi i rrugëve. 

Siç shihet edhe nga fotot ndërmarrjet e bashkisë kanë përfunduar vendosjen e ndriçimit të ri në rrugën “Aleksandër Moisiu” pranë Kinostrudios. “Tirana 24/7! Ndriçim të ri në rr. "A. Moisiu". Po prekim çdo rrugicë të qytetit, duke zgjidhur çdo problem të komunitetit”, bënë të ditur Bashkia e Tiranës në faqen e saj në rrjetin social twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat