Duket se vapa po ikën me gushtin sikurse ishte parashikuar edhe nga meterologët.
Këtë pasdite kryeqyteti u përshfi nga reshje të dendura shiu të cilat sikurse? çdo herë shkaktojnë probleme në rrugët kryesore dhe jo vetëm.
Mjaftuan vetëm pak minuta shi dhe qytetarët u përballën me vërshim të ujit i cili shkaktoi probleme në qarkullim.
Policia rrugore u ka bërë apel drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes teksa udhëtojnë në autostradën Tiranë-Durrës.