Edi Rama jep lajmin e rëndësishëm, ja çfarë ndodh sot në Tiranë

Tirana

Edi Rama jep lajmin e rëndësishëm, ja çfarë ndodh sot në Tiranë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 08:26
Pamje nga Tirana

Kreu i ekzekutivit e nisi sot ditën duke dhënë një lajm të mirë për zhbllokimin e trafikut në Tiranë.

Rama shkruan se sot është hapur Unaza e Re e Tiranës duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan.

“Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruan Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat