Plagosja në Tiranë, zbardhen shkaqet

Tirana

Plagosja në Tiranë, zbardhen shkaqet

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 08:33
Policia e Tiranes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në Tiranë.

I plagosuri është shtetasi Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, ndërsa autori është Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë Specialist i SHKB-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Nga hetimet e para, mesohet se konflikti ka nisur pas një zënke mes fëmijëve të dy të konfliktuarve.

Shtetasit Pëllumb Gjoka dhe Kleant Musabelliu, janë takuar për të sqaruar sherrin mes fëmijëve të tyre, ndërsa 43 vjeçari ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe e ka qëlluar Gjokën në këmbë, duke e plagosur, shkruan TCH.

Aktualisht, 46 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat