Policia e Tiranës është në kërkim të një fallxhoreje

Tirana

Policia e Tiranës është në kërkim të një fallxhoreje

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 23:56
Ilustrim

Një grua e vetëshpallur si fallxhore është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës nën një akuzë shumë të rëndë.

Nuk bëhet fjala për një shikim të filxhanit “të shkuar dëm”, por për veprën penale të vjedhjes.

Gruaja ka shkuar në shtëpinë e shtetasit 72 vjeçar me inicialet H.L me pretendimin se do t’i shikonte kafen dhe parashikonte hallet e të ardhshmen. Por qëllimi ka qenë tjetërkund. 

Teksa i moshuari po bënte kafenë që do të “lexohej” nga fallxhorja, kjo e fundit ka përfituar nga koha për të vjedhur një sërë sendesh me vlerë në shtëpinë e 72 vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat