Dhjetëra marshojnë në Tiranë për të rritur ndërgjegjësimin për Sindromën Down

Tirana

Dhjetëra marshojnë në Tiranë për të rritur ndërgjegjësimin për Sindromën Down

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 14:07
Marshimi i mbështetësve të individëve me sindromën Down

Personalitete të ndryshme morën pjesë në marshimin mbështetës për individët me sindromën Down në Shqipëri, duke nisur kështu tetorin, muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down kudo në botë.

Kapur përdore dhjetëra aktivistë dhe mbështetës të fëmijëve me sindromën Down në Shqipëri, parakaluan të dielën në rrugët e kryeqytetit për të rritur ndërgjegjësimin për kauzën e individëve me sindromën Down.

Me sloganin “Eja të kesh një shok për kokë, përkrah teje”, marshimi u mbaj për të dytin vit në Tiranë.

Muaji tetor përbën muajin e ndërgjegjësimit për Sindromën Down në të gjithë botën, kohë kur personalitete të njohura bashkëpunojnë me Fondacionin Down Syndrome Albania (DSA) për të tërhequr më shumë vëmendje te nevojat e kauzës.

Sipas Fondacionit DSA, aktualisht, në Shqipëri, jetojnë 643 persona me sindromën Down.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat