Vrap për maratonën e Tiranës, kapen ‘mat’ policët!

Tirana

Vrap për maratonën e Tiranës, kapen ‘mat’ policët!

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:24
Vrap për maratonën e Tiranës

Pjesë e maratonës që do të mbahet nesër në Tiranë do të jenë jo vetëm qytetarët që kanë pasion vrapimin apo figura të njohura të botës së artit e politikës në vend, por edhe policët.

Vetë kreu i policisë bashkiake, Ermal Kapllani, ka shpërndarë disa foto të dy policëve bashkakë, që mesa duket nesër do të jenë pjesë e maratonës, e cila më së shumti ka një mision për të dhënë kontribute bamirësie.  

Në të njëjtën kohë kreu i policisë bashkiake ka dhënë edhe sugjerimin e vet për të gjithë qytetarë që të shfrytëzojnë sa më shumë hapësirat e gjelbra të Liqenit, ku së fundmi është ndërhyrë edhe nga vetë bashkia duke rregulluar korsinë e vrapimit.

Në maratonë do të vrapojnë rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që do të marrin pjesë në maratonën që do të mbahet të dielën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat