Një ditë në Bashkinë e Tiranës, hapen aplikimet

Tirana

Një ditë në Bashkinë e Tiranës, hapen aplikimet

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 20:05
Ilustrim

Pas suksesit të arritur një vit më parë, rikthehet nisma e Bashkisë së Tiranës për të mirëpritur nxënësit dhe studentët që të njihen se si punon administrata dhe se si merren vendimmarrjet e rëndësishme prej kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nisma “Një ditë në Bashkinë e Tiranës” organizohet për vitin e dytë radhazi, ku të rinjtë ftohen për të kaluar një ditë në Bashkinë e Tiranës, për të parë se çfarë bën një drejtues i bashkisë në një ditë pune të zakonshme. Për muajin nëntor do të jenë 120 të rinj të cilët do të kalojnë ditën me një nga drejtorët e Bashkisë Tiranë sipas përzgjedhjes së tyre në aplikim.

Stafi i Bashkisë së Tiranës i fton të rinjtë që të kalojnë një ditë pune, duke dhënë mundësinë e njohjes nga afër të angazhimeve dhe aktiviteteve të përditshme.

Çdo i ri në moshën 17-25 vjeç mund të bëhet pjesë e Bashkisë së Tiranës për një ditë duke plotësuar të dhënat në këtë formular.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat