3 ditë pa drita në Tiranë, këto janë zonat që do të preken

Tirana

3 ditë pa drita në Tiranë, këto janë zonat që do të preken

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 19:17
Ilustrim

Shumë qytetarë të kryeqytetit të Shqipërisë do të duhet të durojnë në 3 ditët e ardhshme ndërprerjen e energjisë elektrike.

OSHEE ka bërë një njoftim ku lajmëron qytetarët që jetojnë në "Rrugën e Dibrës", "Rrugën Riza Cerova" dhe "Rruga Siri Kodra", se nuk do të kenë (pjesërisht) energji elektrike për ditët në vijim. 

Shkak është bërë një ndërhyrje në nënstacionin e Karbit, ku OSHEE do të investojë për fuqizimin e sistemit.

Njoftimi i OSHE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se për shkak të investimit për fuqizimin e nënstacionit të Karbit, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tirane:

6-7-8 Nëntor, Ora 09:00-13:00

Rr Siri Kodra (pjesërisht), Rr Dibrës, Babrru, Rruga Riza Cerova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat