Përzgjedhja e administratorëve të pallateve fillon të japë rezultate

Tirana

Përzgjedhja e administratorëve të pallateve fillon të japë rezultate

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 10:57
Tiranë

Projekti i Bashkisë së Tiranës për zgjedhjen e administratorëve të rinj në pallate të cilët do të shërbejnë si zëri i banorëve në marrëdhëniet me Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës, ka filluar që të japë rezultate pozitive.

Pas ankesës nga administratori i pallatit për pastrimin dhe dizinfektimin e vendstrehimit në rrugën ''Zef Jubani'', ndërmarrjet nën varësi të Bashkisë së Tiranës u angazhuan për të zgjidhur në kohë reale shqetësimin e komunitetit në godinën nr.7.

Tirana është i pari qytet në Shqipëri, i cili ka nisur t’u japë zgjidhje problemeve që qytetarët hasin sot në administrimin e pallateve dhe të mjediseve të përbashkëta.

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për bashkëpronësinë dhe 'administratorët e pallateve', i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga vetë banorët dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t'i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë.

Kjo iniciative mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe të sigurisë duke vendosur standardet e munguara deri më sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat