Tirana sërish pa energji elektrike, ja zonat që nuk do ketë drita

Tirana

Tirana sërish pa energji elektrike, ja zonat që nuk do ketë drita

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

OSSHE ka bërë me dije se në disa zona të Tiranës është ndërprerë energjia elektrike. Në njoftim thuhet se për shkak se ndërprerja e energjisë elektrike ndodh për shkak të një avarie në linjën 35 KV Tirana 1, Mëzez OSHEE ka stakuar energjinë elektrike dhe ndaj sot në mbrëmje do të mbeten pa energji disa zona në kryeqytet.

Kështu, zonat pa energji elektrike do të jenë Bërxulla, Domja, Bathorja, Ujësjellësi Kamzë, Qerekë, Tapizë, Pompat Tapizë, Bregu i Lumit, Reparti Ushtarak, Laknas pjesërisht, Pompat e Antibiotikut, Privat Alumin, Everest, Fruti-kultura, Çekreza, Kasale, parafabrikat Kamzë dhe Valias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat