Një tjetër aksion për mbjellje pemësh në Tiranë

Tirana

Një tjetër aksion për mbjellje pemësh në Tiranë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:16
Tiranë

Krahas punës që po bëhet prej disa javësh tashme në gjithë atë që do jetë Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën me intensitet edhe për mbjelljen e pemëve në rrugët e Tiranës.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës janë duke punuar me hapjen e gropave dhe mbjelljen e pemëve në të gjitha rrugët e Tiranës që, ose nuk kanë pasur asnjëherë pemë ose duke zëvendësuar pemët e dëmtuara  për shkak aksidenteve rrugore apo shkaqeve të tjera natyrore.

Fotot e mëposhtme janë marrë nga aksioni që po bëhet në rrugën “Don Bosko” në Njësinë 9, ku siç shihet po mbillen pemë në një rrugë ku nuk kanë ekzistuar më parë. E njëjta situatë paraqitet edhe në shumë rrugë të tjera të Tiranës, siç është edhe rruga hyrëse për në Qytet Studenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat