Drogë në makinë, arrestohet 22-vjeçari nga Tirana

Tirana

Drogë në makinë, arrestohet 22-vjeçari nga Tirana

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:27
Droga

Policia e Korçës bën me dije se ka vënë në pranga ditën e djeshme një 20-vjeçar nga Tirana dhe ka shpallur në kërkim një shtetas nga Maqedonia.

Siç bëhet e ditur, të arrestuarit janë Genti Muceku, dhe 22-vjeçari me iniciale D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.

Ata janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford” me targa AA 296 IK, me drejtues Genti Muceku.

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë përzgjedhjen e tij, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Në këtë moment drejtuesi Genti Muceku, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin ai e kishte marrë në përdorim, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Forcat policore janë angazhuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Përgjatë aksit rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë, ku mendohej se ata mund të kishin lëvizur u gjet edhe mjeti i braktisur prej tyre.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të shumta që Policia ushtroi, në pjesë të ndryshme të këtij aksi, u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa  me peshë 6,3 Kg sasi e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy të arrestuarve.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat