Këshilli Bashkiak miraton me 32 vota Buxhetin për vitin 2018

Tirana

Këshilli Bashkiak miraton me 32 vota Buxhetin për vitin 2018

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 13:54
Erion Veliaj

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me 32 vota buxhetin e vitit të ardhshëm. Për vitin 2018, investimet e parashikuara nga Bashkia e Tiranës për t’u zhvilluar në kryeqytet do të pësojnë një rritje prej 16%, krahasuar me vitin aktual.

Gjatë prezantimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm, Veliaj listoi investimet të cilat do të prekin jo vetëm zonën e qendrës, por edhe ato në periferi, ndërsa një vëmendje të posaçme do të marrë përmirësimi i infrastrukturës  në zonat rurale.

“Me të drejtë buxheti i vitit 2018 mund të quhet buxheti i të gjithë qytetarëve, pasi përfshin të gjithë territorin e BT nga qendra deri në periferinë më të largët rurale të Bashkisë duke shënuar rritje në të gjithë programet e zhvillimit”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat