Ja në cilat zona do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n

Tirana

Ja në cilat zona do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Erion Veliaj

Viti 2018 do të shënojë dhe zgjidhjen e problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan ambicioz i cili synon ndërtimin e 20 shkollave të reja, në tre prej të cilave po punohet me intensitet të lartë.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për vitin 2018 do të nisë ndërtimi edhe i 17 shkollave të reja. “Në Bashkinë Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike. 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne.

Për t’u dhënë një zgjidhje përfundimtare këtyre tre problemeve, duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9-vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre, dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë”, tha Veliaj, ndërsa renditi shkollat e reja në kryeqytet .

– Në NJA2 do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme;

– Në NJA5 do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;

– Në NJA7 do të ndërtohet një shkollë e mesme;

– Në NJA8 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;

– Në NJA9 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme;

– Në NJA11 do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;

– Në NJA Dajt do ndërtohet një shkollë e mesme;

– Në NJA Farkë do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;

– Në NJA Kashar do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme.

Të gjitha shkollat 9 vjeçare do të kenë edhe kopsht të integruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat