Mazniku: Unaza e Madhe mbaron në 2019

Tirana

Mazniku: Unaza e Madhe mbaron në 2019

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 18:21
Tiranë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, është shprehur në lidhje me Unazën e Madhe të kryeqytetit se një pjesë prej 3.7 km nga TEG tek Fusha e Helikopterëve do të hapet brenda pak javësh.

I ftuar në Report Tv, Mazniku u shpreh se e gjithë Unaza do të përfundojë plotësisht në pranverën e vitit 2019.

“Segmenti prej 3.7 km nga Tegu tek Fusha e Helikopterëve do të hapet brenda pak javësh, ndërsa segmenti nga Fusha e Helikopterëve do të hapet shumë shpejt. kjo është vetëm 45% e unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa e përfunduar kjo unazë do të jetë në pranverën e vitit 2019”, thotë nënkryetari i Bashkisë.

Përsa i përket buxhetit të 2018, i miratuar ditën e sotme Mazniku është shprehur se ky buxhet është më i madhi dhe do të ndërtohen 17 shkolla të reja dhe do të zgjidhë mësimin me turne në Tiranë.

“Këto 17 shkolla do të ndërtohen mes Partneriteti Publik-Privat, të cilat do të paguhen për 7 vite”, u shpreh Mazniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat