Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku është përfshirë dhe një patrullë e policisë së shtetit.
Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Stacionit të Trenit. Patrulla e policisë ka qenë duke lëvizur me motor dhe si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një efektiv policie, i cili sipas raportimeve të para ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Nga ana tjetër ka mbetur i plagosur edhe një këmbësor i cili është përplasur me motorin e patrullës së policisë. Deri më tani detajet janë të pakta dhe ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në aksident.