Nis protesta e naftëtarëve në Tiranë, 6 prej tyre takojnë Gjiknurin

Tirana

Nis protesta e naftëtarëve në Tiranë, 6 prej tyre takojnë Gjiknurin

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:56
Protesta e naftareve

Ka nisur protesta e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit në Tiranë, pikërisht para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dhjetëra protestues janë mbledhur para ministrisë, ndërsamësohet se 6 naftëtarë kanë zhvilluar një takim me ministrin Damian Gjiknuri.

Ata thonë se “kërkojnë veprimin e qeverisë për pagat”, ndërsa shtojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre, dhe për këtë “qeveria duhet të zbatojë ligjet”. Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit nuk kanë marrë pagesat e 12 muajve, dhe prej disa ditësh kanë filluar protestat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat