Gjysma e Tiranës mbetet në terr - Bota Sot
Gjysma e Tiranës mbetet në terr

Tirana

E diel, 23 shtator 2018

Gjysma e Tiranës mbetet në terr

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 23:38
Ilustrim

Kur na ndajnë pak kohë nga ndërrimi i viteve, gjysma e Tiranës kanë mbetur pa energji në shtëpitë e tyre si pasojë e një defekti në nënstacionin e ish-uzinës Traktori.

Pa energji elektrike mësohet se është “Rruga Bardhyl”, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, “Ali Demi”, Shkoza dhe fshatrat përreth.

OSHEE ka reaguar duke sqaruar se për shkak të një defekti në rrjetin 110 kV të OST, ka mbetur pa punë nënstacioni i Traktorëve, duke lënë pa energji elektrike zonën përreth.

“Aktualisht brigadat e OST janë duke punuar me manovrimin e linjave, për t’i dhënë energji nënstacionit në drejtim tjetër”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test