Sheshi Skënderbej, epiqendra e festimeve në Tiranë

Tirana

Sheshi Skënderbej, epiqendra e festimeve në Tiranë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 00:53
Ilustrim

Në Tiranë, sheshi Skënderbej ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga Bashkia shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti.

Me fishekzjarrë ky vit u prit gjithashtu në qytetet kryesore të vendit, si në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier e Korçë.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për ndonjë incident, ndërkohë që Policia e Shtetit thotë se është në gatishmëri maksimale me masa sigurie shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat