Tirana festimet më spektakolare në rajon, magji dritash në qiell - Bota Sot
Tirana festimet më spektakolare në rajon, magji dritash në qiell

Tirana

E martë, 16 janar 2018

Tirana festimet më spektakolare në rajon, magji dritash në qiell

Më: 1 janar 2018 Në ora: 16:47
Tirana

Si kurrë më parë 2018 trokiti në kryeqytet me një spektakël fishekzjarresh.

Sikundër Roma, Berlini, apo Londra, edhe në Tiranë mijëra qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi dhe rajoni mbushën sheshin “Skënderbej” të transformuar tashmë, për të bërë numërimin mbrapsht të sekondave deri në nisjen e hedhjes së fishekzjarreve. Sheshi “Skënderbej” ishte epiqendra e festimeve, ku pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga Bashkia shijuan edhe spektaklin e fishekzjarreve dhe rrokën gotat në sekondat e para të këtij viti. E nëse për vite me radhë gjithçka i është lënë rastësisë, Bashkia e Tiranës ishte kujdesur për gjithçka. 

Fishekzjarret dhuruan një spektakël të koordinuar piroteknik, ndërkohë që festa deri në orët e para të mëngjesit me këngëtarët më të mirë të momentit, e radhitën Tiranën ndër kryeqytetet që festuan më bukur. Për këdo që nuk ka pasur mundësi që të ishte dje në mbrëmje në shesh, po ju sjellin një copëz nga magjia përmes fotove dhe videos të realizuar nga lart. 

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test