Bulevardi i Ri do të mbyllet me një shesh të ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza" - Bota Sot
Bulevardi i Ri do të mbyllet me një shesh të ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza"

Tirana

E enjte, 18 tetor 2018

Bulevardi i Ri do të mbyllet me një shesh të ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza"

Më: 2 janar 2018 Në ora: 15:11
Pamje nga vizita

Bashkia e Tiranës njofton se punimet në segmentin e dytë të Bulevardit të Ri janë drejt fundit dhe shumë shpejt do të hapet për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur me ritmin e punës, duke qenë se hapja e segmentit të dytë do të mundësojë edhe lidhjen e bulevardit me disa rrugë dytësore.

“Jemi duke punuar në gjysmën e dytë të segmentit dhe është çështje kohe sa të prekim Bregun e Lumit, aty ku Bulevardi bashkohet me projektin e Parkut Qendror, për të krijuar ndoshta projektin më të madh inxhinierik dhe infrastrukturor për Tiranën. Kemi mbaruar me shumicën e punimeve, po presim për pak mot të mirë, që të kemi mundësi të vazhdojmë me asfaltin. Siç e shikoni, pjesa më e madhe e Bulevardit është pjesa e parkut, pra pjesa ku kalohet kohë me këmbësorët, ku ulesh në një stol, ku ke korsinë e biçikletave, apo pistën e vrapit”

Ai shtoi se përfundimi i këtij segmenti do ta bëjë Bulevardin e Ri më të aksesueshëm për banorët dhe makinat, pasi lidhë disa rrugë kryesore në kryeqytet. 

“Për banorët e zonës që kanë shijuar segmentin e parë, e kuptojnë se filozofia e Bulevardit është kryesisht një aks për njerëzit, pastaj edhe për makinat, ama njerëzit janë prioritet. Bulevardi do të jetë i aksesueshëm me Rr. “Siri Kodra” dhe rrugët e tjera, siç janë Unaza e katërt që do të kalojë në Bulevard”.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi faktin se projekti i Bulevardit të Ri do t’i japë qytetit jo vetëm një zonë të re zhvillimi, por edhe një hapësirë të madhe të gjelbëruar pasi janë mbjellë mbi 400 pisha

Veliaj shtoi se projekti do të përfundojë me një shesh të ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”.

“Kemi marrë edhe një vendim përsa i përket mbylljes ceremoniale të Bulevardit. Duke qenë se Bulevardi fillon me sheshin “Nënë Tereza”, pastaj me godinat dhe sheshin Skënderbej në mes, do të kemi një përfundim të ngjashëm edhe në pjesën e Bregut të Lumit, me një elips, shkallaret, kolonat dhe një hapësirë të madhe për aktivitete publike. Kjo do të jetë mbyllja ceremoniale në ekstremin tjetër të bulevardit, ku takon Lumin e Tiranës”

Kryebashkiaku u shpreh se projekti e zhvillon zonën, pasi për herë të parë lagja po ndërtohet me infrastrukturën e nevojshme urbane. Me përfundimin e më shumë se gjysmës së punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se në pranverë ai do jetë gati të presë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test