Rritet çmimi i ujit në Tiranë, ja tarifat e reja nga data 1 janar - Bota Sot
Rritet çmimi i ujit në Tiranë, ja tarifat e reja nga data 1 janar

Tirana

E martë, 16 janar 2018

Rritet çmimi i ujit në Tiranë, ja tarifat e reja nga data 1 janar

Më: 2 janar 2018 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Duke filluar nga muaji janar, hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit të pijshëm për kryeqytetin.

Gjatë muajit nëntor, Enti Rregullator i Ujit miratoi kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen me 20 lekë/m3 të tarifës për abonentët familjarë, duke e çuar në 65 lekë/m3.

Gjithashtu, sipas vendimit, që mban datën 7 nëntor,  institucionet buxhetore do të paguajnë 140 lekë /m3, duke u rritur me 20 lekë/m3, ndërkohë që entet private do të tarifohen me 155 lekë/m3 nga 135 lekë /m3 që paguajnë aktualisht.

Megjithatë, ERRU nuk ka marrë në konsideratë propozimin e Këshillit Bashkiak për këto 2 kategori, duke e rritur më pak se kërkesa.

Ndërkaq, çmimi ka mbetur i pandryshuar për furrat e bukës, që tarifohen me 95 lekë/m3 dhe për HEC Lanabregas që ka mbetur në nivelin e 5 lekë/m3, raporton "Scan".

Ndryshim të tarifës nuk ka pësuar as kategoria e klientëve të veçantë, ku bëjnë pjesë prodhuesit e pijeve alkoolike, pijeve freskuese, pishinave, etj., të cilët do të tarifohen me 170 lekë për/m3, ndonëse nga Këshilli Bashkiak u kërkua që kjo kategori të tarifohej me 235 lekë/m3.

Ndërkaq, Enti ka miratuar kërkesën për rritjen edhe të tarifës fikse që paguajnë të gjitha kategoritë e mësipërme, duke e çuar në 200 lekë në muaj, nga 100 lekë që është aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test