Gjiganti i hotelerisë mbërrin në Tiranë - Bota Sot
Gjiganti i hotelerisë mbërrin në Tiranë

Tirana

E shtunë, 20 janar 2018

Gjiganti i hotelerisë mbërrin në Tiranë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Gjiganti i hotelerisë botërore, Hilton, bëri të ditur ndërtimin e një hoteli edhe në Tiranë, sipas njoftimit të përfaqësuesve të tij në faqen zyrtare të internetit.

”Ky hotel do të jetë pranë qendrës së Tiranës dhe aeroportit, ndërkohë që dhomat do të jenë të pajisura me minifrigoriferë dhe WiFi të shpejtë. Do të ketë restorant, holl ndenjeje, shërbim ditor në dhomë dhe dyqane përgjatë 24 orëve”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Hiltonit.

Ndërkohë, Hilton nuk harron të përmendë edhe vendet më tërheqëse të Tiranës si teleferiku në malin e Dajtit, sheshin ”Skënderbej”, Bunk’Art 1 & 2, xhaminë e Et’hem Beut dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test