Vaksina falas dhe Qendra Shëndetësore 24 orëshe për përballimin e fluksit

Tirana

Vaksina falas dhe Qendra Shëndetësore 24 orëshe për përballimin e fluksit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 06:39
ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë apel qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinën në këtë periudhë të ftohtë të dimrit.

Kështu, lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë Planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk ka situatë epidemie të gripit.

Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj.

“Janë ende gjendje 9000 mijë doza vaksine FALAS, ndaj ftojmë popullatën në risk të vaksinohet. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë shërbimin në mënyrë që të përballohet fluksi i pritshëm në këtë periudhë.
Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale. Ftojmë qytetarët t’i drejtohen qendrave shëndetësore duke shmangur vajtjen direkte në QSUT”, thotë zyrtarisht ministria.

Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat,
Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë,
Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut,
Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat