Grabitja te Hipotekat, dëshmon polici privat: Më drejtoi armën dhe më tha se…

Tirana

Grabitja te Hipotekat, dëshmon polici privat: Më drejtoi armën dhe më tha se…

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njëri prej punonjësve të sigurisë, i arrestuar së fundmi nga policia për grabitjen e ndodhur dy ditë më parë pranë Hipotekës në Tiranë, ka dhënë dëshminë e tij në polici mbi rastin.

“Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi të mos të flisja se ndryshe do të më vriste. Më drejtoi armën dhe shkoi te arkëtarja për të grabitur. E kisha të pamundur të veproja”, është shprehur punonjësi i sigurisë së bankës në polici.

Në dëshminë e tij, polici privat thekson se “e kishte të pamundur të njoftonte operatorin e qendrës dhe as policinë”, pasi ngjarja ndodhi me shpejtësi.

Polici i arrestuar dje është 48-vjeçari Fatmir Furriku, ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes. Ndërsa, operatori i qendrës së kontrollit, 61-vjeçari me inicialet R.K., po hetohet për neglizhencë në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat