“Të keqen nëna i thashë, shyqyr që shpëtove gjallë”, rrëfimi për atentatin në Tiranë

Tirana

“Të keqen nëna i thashë, shyqyr që shpëtove gjallë”, rrëfimi për atentatin në Tiranë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:47
Tiranë

Banorët e rrugës “Irfan Tomini” tregojnë çastin kur autorët e plagosjes ishin larguar me 2 makina, ndërsa njëri mbante pistoletë në dorë.

Ndërsa Policia e Tiranës, shprehet zyrtarisht se në pranga ranë 2 të rinj dhe 2 bashkëpunëtorë u shpallën në kërkim, teksa u sekuestrua një pistoletë.

"Me makina ikën ata?" Gruaja: Po, me dy. Në dorë kishte pistoletën.Aty poshtë ishte tek lokali. Me pistoletë në dorë ikën.

Në këtë mënyrë e ka rrëfyer tmerrin e një dite më parë një banore e lagjes në rrugën “Irfan Tomini”në Tiranë.

Ajo rastisi në momentin e plagosjes.Duke mos pranuar të identifikohet, dëshmitarja tregoi sesi janë larguar dy persona të cilët sipas të dhënave të policisë rezultojnë të jenë dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje.

Ndërsa një dëshmitare tjetër rrëfen momentin kur gjeti një të plagosur.

Gruaja: Dje në drekë po rrinin aty, po ngroheshim në diell;. Dëgjuam zhurmë, por kujtuam se ishin kalamaj me fishekzjarre.Kur vajta ai djali ishte shtrirë.Të keqen nëna, i thashë, shyqyr që shpëtove.

Në bazë të të dhënave që policia pblikon mësohet se janë arrestuar deri tani 2 autorët e ngjarjes Florian Musaji dhe Gjon Pelivani, përkatësisht pronari i lokalit dhe personi tjetër i njohur për shkak të precedentëve penalë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët.

Në lidhje me rrethanat e ngjarjes, burimet policore thanë se të rinjtë kishin shkuar për t’u sqaruar me Florian Musajn, pronarin e lokalit, në lidhje me një sherr të vjetër.

Aty nisi dhe zanafilla e  ngjarjes që përfundoi me plagosjen e Gjon Pelivanit dhe kamarierit të lokalit, Renato Hoxha, i cili nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Në kërkim si bashkëpunëtorë u shpallën 2 të rinj me inicialet F.P dhe R.P që me sa duket janë personat që u panë të largohen me dy automjete të ndryshme nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat