Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, Veliaj apel qytetarëve

Tirana

Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, Veliaj apel qytetarëve

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:19
Pamje nga aksioni

Pavarësisht intensitetit të reshjeve të borës në kryeqytet, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjetet.

Bashkia e Tiranës thotë se ka angazhuar të gjitha mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve, ndërkohë që janë marrë masat edhe për strehimin e të gjithë atyre që në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë një strehë.

“Në zonat malore borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës po hapin rrugët rurale, ndërkohë në qytet është hapur qendra e emergjencave në Kombinat, për këdo që e ka zënë bora jashtë, ose s’ka mundur të kthehet nga rrethet e tjera! Ndihmoni kë të mundeni, pa panik dhe duke njoftuar 112”, shkruan Erion Veliaj në Facebook.

Tashmë, është ngritur magazina me fondin e ushqimeve dhe veshjeve për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Tiranës në raste emergjencash.

Një vit më parë kur u shënua edhe dimri më i ftohtë i dekadave të fundit, Bashkia e Tiranës strehoi në qendrat e saj sociale 200 persona në situatë rruge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat