Dy adoleshente vënë në lëvizje policinë e Tiranës, por…

Tirana

Dy adoleshente vënë në lëvizje policinë e Tiranës, por…

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:56
Strukturat policore të kryeqytetit u vunë menjëherë në lëvizje për ngjarjen, e cila në fakt rezultoi një alarm i rremë nga adoleshentet, D. N., dhe A. M., nga 17 vjeçe.

Dy adoleshente kanë alarmuar policinë e Tiranës kur kanë bërë kallëzim se kanë tentuar t’i vjedhin.

Strukturat policore të kryeqytetit u vunë menjëherë në lëvizje për ngjarjen, e cila në fakt rezultoi një alarm i rremë nga adoleshentet, D. N., dhe A. M., nga 17 vjeçe.

Sipas policisë rreth orës 23.50 dy 17-vjeçare kanë kallëzuar se kanë tentuar ti vjedhin duke dëmtuar veten e tyre në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë A. M, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj tyre nisën hetimet në gjendje të lirë për kallëzim të rreme, por ndërkohë mësohet se vajzat kanë shkuar vonë në shtëpi dhe kanë dashur të përdorin si justifikim para prindërve faktin se kanë tentuar t’i vjedhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat