Çelet në Tiranë panairi i bamirësisë

Tirana

Çelet në Tiranë panairi i bamirësisë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 15:29
Pamje nga panairi

Çelet në Tiranë panairi i bamirësisë, në ndihmë të fëmijëve në nevojë Afrimi i muajit të madhërueshëm të Ramazanit, ka bërë që në Tiranë të çelet një panair, në të cilin për disa ditë me radhë do të tregtohen materiale të ndryshme e ushqime, dhe lekët që do të grumbullohen do të shkojnë për fëmijët e familjeve në nevojë. 

Sipas organizatorëve, kjo iniciativë ka bërë së bashku shumë besimtarë myslimanë, shqiptarë dhe turq, të cilët kanë përgatitur një numër të konsiderueshëm ushqimesh dhe veshjesh, bizhush dhe dhuratash të ndryshme, për t’i tregtuar e paratë e fituara t’iu shkojnë fëmijëve në nevojë. 

Bedia Can: Jemi këtu në këtë panair, në mënyrë që të mbledhim të ardhuRa dhe të ndihmojmë njerëzit në nevojë. Ne kemi ardhur nga Tuqia dhe duam të ndihmojmë fëmijët që vijnë nga familje në nEvojë, të cilët ndjekin shkollën në institucionin tonë. Mallrat që shihni janë sjellë nga Turqia ndërsa gatimet janë përgatitur nga ne. Të ardhruat që marrim përmes shitjes së këtyre materialeve, i përdorim për shkollimin e fëmijëve. Kjo iniciativë vjen në kuadër edhe të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.  

Klikoni këtu për të lexuar lajmin e plotë tek Mediat Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat