Tiranë, burrë e grua kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

Tirana

Tiranë, burrë e grua kërcënojnë se do hidhen nga vinçi

Më: 28 prill 2018 Në ora: 22:32
Pamje nga ngjarja

Që prej orës 21:00 një çift bashkëshortësh kanë hipur në një vinç dhe kërcënojnë se do të hidhen.

Bëhet fjalë për Ferdinand dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, të cilët kërcënojnë se do hidhen nga një lartësi prej 30 metrash në rast se nuk u jepet zgjidhje një problemi të tyre që lidhet me pronësinë.

Ata akuzojnë të afërmit e tyre për veprime të padrejta.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke negociuar që çifti të zbresë nga vinçi. 

Mësohet se edhe më parë i njëjti çift ishin ngjitur në vinç në tetor të vitit 2017, duke kërcënuar për t'u hedhur dhe u deshën mbi dy orë negociata që ata të bindeshin për të zbritur. 

Klikoni këtu për të lexuar lajmin e plotë tek Mediat Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat