Në Tiranë festë dhe protestë për 1 Maj

Tirana

Në Tiranë festë dhe protestë për 1 Maj

Më: 1 maj 2018 Në ora: 13:30
Tiranë

Teksa në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është organizuar Panairi i Punës, në festën e 1 Majit nuk kanë munguar as protestat.

“Janë organizuar sot 2 protesta. Njëra prej tyre përpara ministrisë së Energjetikës për shifrën alarmante të vdekjeve në miniera për tu shpërngulur më tej në sheshin “Garibaldi”, nga punëtorët e fasonerive të shumta që gjenden në atë zonë, për të kërkuar të drejta pune”, raporton tch.

Për sa i përket panairit të punës, gazetarja e TCH thotë se nuk kishte shumë orientime për punët që ofroheshin, ndërsa pritet në vijim cilët do të jenë rezultatet e këtij panairi.

Ndërkohë ka dhe nga ata që kanë festuar duke drekuar me miqtë e të afërmit.

Në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” organizohet edhe një koncert këtë pasdite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat