10 destinacione të reja në aeroportin e Tiranës

Tirana

10 destinacione të reja në aeroportin e Tiranës

Më: 2 maj 2018 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Aeroporti i Tiranës u pasurua me 10 destinacione të reja, ndërsa për tre prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit.

Lajmin e ka dhënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.

“Mirëmëngjesi, dhe me lajmin e mirë se në prag të sezonit të ri turistik, fluturimet nga aeroporti i Tiranës pasurohen me 10 destinacione të reja, ndërsa për 3 prej tyre dyfishohet kapaciteti për të lehtësuar fluksin e konsiderueshëm të turistëve që pritet këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Destinacionet që shtohen në aeroportin e Tiranës janë:

Helsinki-Tiranë (11 Maj – 28 Shtator)

Kopenhagen-Tiranë (2 Qershor- 18 Gusht)

Budapest-Tiranë.

Moskë-Tiranë (19 Qershor-11 Shtator)

Stokholm/Oslo/Goteborg (12 Maj – 2 Tetor)

Goteborg-Tiranë (6 Qershor – 3 Tetor)

Periudha e fluturimit nga Qershor deri në Shtator, Tel Aviv – Tiranë.

Periudha e fluturimit fund Qershori deri në 26 Tetor, Luton-Tiranë.

Fluturim në periudhën 19 Prill deri në 27 Tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat