Rrogozhina shumë shpejt lagje e Tiranës, vetëm 15 minuta larg

Tirana

Rrogozhina shumë shpejt lagje e Tiranës, vetëm 15 minuta larg

Më: 6 maj 2018 Në ora: 16:31
Rrogozhinë

Turin “Puna për Shqipërinë që Duam”, ministri i Financave dhe i Ekonomise, Arben Ahmetaj e ka zhvilluar në Rrogozhinë e Kavajë.

Ahmetaj  premtoi se “Rruga Kashar-Rrogozhinë, është investim kyç për zhvillimin e zonë

“Ajo që gjithashtu do bëjë një diferencë shumë të madhe për zonën, është ai premtim që e kemi bërë para fushatës, që është rruga Kashar-Rrogozhinë, që e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeytetit që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta”, tha ministri i financave, Arben Ahmetaj.

Kashar-Rrogozhinë ka një kosto prej 300 milionë eurosh dhe synohet të ndërtohet me fonde private përmes koncesionit. Sipas Ahmetajt ndërtimi i kësaj rruge bashkë me një sërë investimesh të tjera publike në zonën e Rrogozhinës, do të zhvillojnë ekonominë dhe rrisin punësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat