Mjeku i njohur jep alarmin: Prindër kujdes kur çoni fëmijët te Liqeni Artificial, mund të sëmuren!

Tirana

Mjeku i njohur jep alarmin: Prindër kujdes kur çoni fëmijët te Liqeni Artificial, mund të sëmuren!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:55
Tritan Kalo

Mjeku i njohur i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së në Tiranë, Tritan Kalo ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë prindërit që i shëtisin fëmijët e tyre pranë Liqenit Artificial në kryeqytet.

Ai ka denoncuar një rast të rëndë, ku thotë se shumë fëmijë të prekur nga sëmundja e varicelës, e njohur ndryshe si ‘Lija e dhenve’, e cila është ngjitëse, sillen nga prindërit në këtë zonë shumë të populluar të Tiranës.

Mjeku u ka kërkuar prindërve që të jenë shumë të kujdesshëm, pasi sëmundja në fajlë është ngjitëse dhe ka rrezik për fëmijët.

Njoftimi i plotë:

“Prindër ndërgjegjësohuni: ”Ignorantia non est argumentum”……Arësyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror….Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje….KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen…Quo vadis Shqipëria ime!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat