Kryebashkiaku Veliaj u bën guidën e qytetit studentëve holandezë

Tirana

Kryebashkiaku Veliaj u bën guidën e qytetit studentëve holandezë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:19
Kryetari Veliaj u takua me dhjetëra studentë hollandezë të cilët kanë ardhur të vizitojnë Tiranën

Kjo e martë nuk ishte një ditë e zakonshme për kryebashkiakun Veliaj. Teksa mbërriti në Bashkinë e Tiranës me biçikletën e tij, kryetari Veliaj u takua me dhjetëra studentë hollandezë të cilët kanë ardhur të vizitojnë Tiranën këto ditë dhe që kishin zgjedhur të shëtisnin në rrugët e kryeqytetit dhe në sheshin “Skënderbej” me dyrrotak.

Ata patën mundësi që të bashkëbisedojnë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rreth ndryshimeve që ka pësuar këto tre vite kryeqyteti dhe ëndrrës për krijimin e alternativave të reja të transportit të cilat janë miqësore me ambientin.

Bashkia e Tiranës ka treguar gatishmëri për të lehtësuar lëvizjen me biçikleta, duke ndërtuar  korsi të dedikuara të pajisura dhe me panele mbrojtëse duke rritur sigurinë e udhëtimit të çiklistëve.

Ndërkohë, Bashkia ka planifikuar edhe ardhjen në Tiranë të 4 mijë biçikletave të cilat jo vetëm do të krijojnë lehtësi për transportin e qytetarëve, por njëkohësisht do të ndikojë ndjeshëm edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat