Një prej fakulteteve më të kërkuara për maturantët ndër vite, Ekonomiku do të presë vitin e ardhshëm akademik 1280 studentë për studimet bachelor.
Ky është propozimi i departamenteve të këtij fakulteti. Dokumenti i siguruar nga gazeta me kuotat e pranimeve për 2018-2019 është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, e cila e miraton në rast se ato rezultojnë në përputhje me kapacitetet pritëse të këtij fakulteti. Siç edhe shihet në tabelën përbri shkrimit, numri total e po ashtu dhe në programe të veçanta studimi për ciklin e parë të studimeve është i pandryshuar.
Veç kësaj, drejtues të fakultetit bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë besnikë gjithashtu edhe të njëjtave tarifa nga viti i kaluar. Sa i takon studimeve në ciklin e dytë, ka një ulje të lehtë të kuotave në master shkencor Ekonomiks, ndërsa pagesa për këto programe studimi ende nuk është vendosur.
KUSHTET E PRANIMIT
Tashmë është bërë e udhës që përpara se kandidatët të plotë- sojnë formularin me dhjetë preferenca, të konsultohen më parë me kuotat dhe kriteret e pranimit për të hamendësuar paraprakisht nëse me rezultatet që kanë, hyjnë në dyert e fakultetit të preferuar ose jo.
Ndër të parët që kanë bërë publike kriteret, që në muajin janar, Universiteti i Tiranës me gjashtë fakultetet e tij, specifikon peshën e komponentëve të Maturës në vlerë- simin final të pikëve. Konkretisht, Fakulteti i Ekonomisë e ka ndarë këtë peshë midis rezultateve të përgjithshme të gjimnazit dhe katër lëndëve formuese.
“Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e Maturës Shtetërore (mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50% të vlerësimit. Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjitha vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e Maturës Shtetërore), të cilat përbëjnë 50% të vlerësimit: Matematikë 15%, Ekonomi 15%, Fizikë 10%, Gjuhë e Huaj 10%”, përcaktohet në dokumentin zyrtar të pranimeve në Fakultetin Ekonomik. Ndërkohë që mendojnë dhjetë preferencat, që do të plotësojnë në Formularin A2, maturantët për pak ditë nisin sezonin e provimeve, rezultati i të cilave bashkë me ato ndër vite është përcaktues për në universitet.
CIKLI I I STUDIMEVE
Programi Kuotat
Administrim Biznesi 460
Financë Kontabilitet 460
Ekonomiks 110
Informatikë Ekonomike 250
Shënim: Në lidhje me transferimet, kuotat do të jenë në varësi të numrit të çregjistrimeve, për të mbajtur një numër konstant studentësh gjithsej. Për kategoritë e veçanta si kandidatët me statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuar, kandidatët romë + ballkano-egjiptian, kuotat do të jenë në varësi të akteve ligjore e nënligjore në lidhje me ta dhe plotësimit të kritereve nga ana e aplikantëve. Për kandidatët e huaj, kuotat do të jenë në varësi të marrëveshjeve ndërshtetërore.
CIKLI II I STUDIMEVE Master shkencor
Administrim Biznesi 60
Administrim Publik 60
Marketing 60
Menaxhim Turizmi 40
Ekonomiks 35
Sisteme Informacioni në Ekonomi 50
Siguria e Informacionit 50
Kërkime Operacionale në Menaxhim 30
Financë 100
Kontabilitet dhe Auditim 70
Menaxhim Risku 30
Master profesional
Administrim Biznesi 60
Administrim Publik 60
Marketing 100
Menaxhim Turizëm 50
Menaxhim Turizëm (filiali Sarandë) 50
Studime Ekonomike Europiane 35
Sisteme Informacioni në Ekonomi 70
Teknologjia e Info. në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit 70
Financë 240
Kontabilitet dhe Auditim 200
Financë-Kontabilitet-Auditim 50
Shënim: Në përcaktimin e kuotave të pranimeve, departamentet e fakultetit kanë pasur parasysh sigurimin e mundësisë për të ndjekur studimet në ciklin e dytë nga të gjithë studentët që diplomohen në ciklin e parë të studimeve. Në lidhje me Transferimet, kuotat do të jenë në varësi të numrit të çregjistrimeve, për të mbajtur një numër konstant studentësh gjithsej. Për kategoritë e veçanta si kandidatët me statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuar, kandidatët romë + ballkano-egjiptianë, kuotat do të jenë në varësi të akteve ligjore e nënligjore në lidhje me ta dhe plotësimit të kritereve nga ana e aplikantëve. Për kandidatët e huaj, kuotat do të jenë në varësi të marrëveshjeve ndërshtetërore.