Vizitë e rëndësishme sot në Tiranë

Tirana

Vizitë e rëndësishme sot në Tiranë

Më: 29 maj 2018 Në ora: 09:20
Thomas Greminger

Ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë në Tiranë sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger.

Ai do të takohet me zyrtarë të shtetit.

Greminger do të takohet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai gjithashtu do të takohet edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”.

 Projekti ka për synim t’i ndërgjegjësojë dhe fuqizojë qytetarët me qëllim që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat