Nga mbikalimi te Shqiponja, te projektet për Kasharin, Freskun, Liqeni i Thatë, Astiri. Ja investimet për Tiranën

Tirana

Nga mbikalimi te Shqiponja, te projektet për Kasharin, Freskun, Liqeni i Thatë, Astiri. Ja investimet për Tiranën

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 22:23
Puna do të vijojë edhe me Unazën e Madhe të Tiranës që fillon në cep të Bulevardit të Ri dhe vazhdon pastaj në Tufinë, rrëzë të Dajtit, del në Shkozë dhe bashkohet në Farkë.

Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të vërtetë të punëve infrastrukturore. Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej hyrjeve dhe akseve kryesore në qytet. I ftuar në emisionin Tonight nga Ilva Tare, Veliaj deklaroi se këtë verë do të nisin punimet për mbikalimin tek sheshi Shqiponja.

Ndërkohë, puna do të vijojë edhe me Unazën e Madhe të Tiranës që fillon në cep të Bulevardit të Ri dhe vazhdon pastaj në Tufinë, rrëzë të Dajtit, del në Shkozë dhe bashkohet në Farkë.

Veliaj dha lajmin e mirë edhe për mijëra banorë të zonave të reja në kryeqytet dhe se tashmë që kanë marrë zgjidhje projektet në qendër, një fokus më i madh do të jetë në Tiranën periurbane, si Fresku, Liqeni i Thatë, Astiri.

Tare: Keni një plan afagjatë se si ta rregulloni problemin e ndotjes në Tiranë?

Veliaj: Besoj që një pjesë e madhe që vjen nga ndotja e trafikut do të reduktohet, me mbikalimin tek Shqiponja. Mbaj mend që para tre vitesh kemi pasur 22 hotspote për trafikun, tani kemi një, dy. Gjithmonë do të ketë trafik, në një qytet me 1 mln banorë do të ketë trafik. Nëse dikush ankohet se ka ngecur në trafik, i them që t’i je trafiku sepse je kontribuues. Ne kemi si në çdo qytet të botës orën 08:10 me 9 e gjysmë dhe pastaj orën 4 deri në orën 6. Zhbllokimi i Shqiponjës që fillon këtë verë, Unaza e Madhe e Tiranës që fillon në cep të Bulevardit të Ri dhe vazhdon pastaj në Tufinë, rrëzë të Dajtit, del në Shkozë dhe bashkohet në Farkë, besoj pastaj, shumë prej atyre që vijnë deri në qendër për të shkuar në një periferi tjetër i jep një By-pass. I jep pastaj një qetësim trafikut. Duhet të pranojmë se jemi pak viktima të suksesit tonë. Nuk duhet të harrojmë se në Tiranë vijnë çdo vit, 25-30 mijë vetë, shiten 6-7 mijë apartamente.

Tare: Transferohen, vijnë dmth?

Veliaj: Një qytezë, e tipit Pogradec, Kukës, Sarandë, në mënyrë metaforike vijnë në Tiranë. Ne kemi shumë të rinj që vijnë nga Kosova dhe nuk kthehen mbrapsht. Kemi shumë të rinj që vijnë nga Presheva dhe nuk kthehen. 9 nga 10 studentë që vijnë nga qytete të tjera të Shqipërisë që tani e di që nuk do të kthehen më nga kanë ardhur. Unë e shoh me optimizëm. Për sa kohë nuk e ndryshoj dot, të jem të paktën optimist dhe them Tiranën e mban të re. Mosha mesatare e Tiranës është 27 vjeç. Jemi kryeqyteti më i ri në Evropë. Qytetin e mban me një kampion talenti konstant.

Tare: Përmendët Shqiponjën. Kur fillojnë punimet? Sa do zgjasin? Kur kam pasur ministrin Gjiknuri ka thënë që zgjasin gati dy vjet punimet. Ku do të shkojë trafiku?

Veliaj: Të dyja të dyja ekipet tona, edhe i Bashkisë edhe i Ministrisë janë duke punuar për skenën e devijimit të trafikut. Do të duhet të përdorim rrugë dytësore, do të duhet të përdorim shumë zonën e Kasharit dhe zonën e Astirit, dhe sigurisht do të ketë një rend gjërash. Në fillim do të punohet me aksin kryesore dhe mund të përdorim rrugën dytësore, kur mbaron aksi kryesor do të vazhdojmë siç kur u bë aksi i Shkollës Teknologjike në drejtim të Lundrës. Fillimisht mbaroi segmenti kryesor dhe pastaj kur trafiku u zhvendos aty në mënyrë kapilare në të gjitha lagjet. Janë projekte që marrin kohë por e zgjidhin përfundimisht.

Tare: Kur do të fillojë?

Veliaj: Besoj brenda kësaj vere. Po përgatitemi të fillojmë në disa fronte aty, sepse edhe bashkia ka disa investime aty. Tubacioni i madh që sjell ujë nga Bovilla në zonën e Astirit që deri dje kanë qenë me puset e famshme të Laknasit dhe të Bërxullit nuk mund të vazhdojnë më me puse. Ishte me puse kur ishte fshat. Aty u dhanë leje pafundësisht nga komuna pa çuar rrjete ujësjellësi. Përveç aksit kryesor, kemi edhe bulevardin kryesor të Kasharit dhe Astirit. Tani që u mbaruan punët e mëdha, fokusi më i madh i do të jetë Tirana periurbane, si Fresku, Liqeni i Thatë, Astiri dhe që ka ardhur koha të investojmë fuqishëm aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat