Opozita kërkon Veliajn në dëgjesë për Teatrin Kombëtar - Bota Sot
Opozita kërkon Veliajn në dëgjesë për Teatrin Kombëtar

Tirana

E shtunë, 17 nëntor 2018

Opozita kërkon Veliajn në dëgjesë për Teatrin Kombëtar

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 20:08
Erion Veliaj

Disa deputetë të opozitës kanë bërë kërkesë këtë të enjte pranë Komisionit të Medias që të vijë në një seancë dëgjimore kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Shkak i kërkesës është bërë përplasja e madhe e shkaktuar mes qeverisë e shumë artistëve në lidhje me prishjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Qeveria është e vendosur që aty të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar duke shkatërruar kështu të vjetrin. Ditët e fundit është publikuar po ashtu dhe një draft ligjor special i cili me mjaft dyshime pritet t’i japë tokën e Teatrit një kompanie pa tender dhe garë.

Kërkesa për seancën dëgjimorë në komisionin e medias është bërë nga disa deputetë të PD e LSI.

Pas kërkesës së dërguar me shkrim, ka patur dhe reagime nga ana e PS-së, e konkretisht nga deputetja Vilma Bello, e cila pretenton se firmat e hedhura në kërkesë (konkretisht firmat e deputetëve të LSI Shezai Rrokaj e Kejdi Mehmetaj) janë të falsifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test