Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 21 vjeçarit që qëlloi me vezë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj
Sipas policisë është proceduar O.G. 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ditën e djeshme Veliaj pati një dëgjesë me artistët për çështjen e teatrit, por para se të futej në aktivitet një grup të rinjsh nga FRPD e qëlluan me vezë.
Sipas tyre Veliaj po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.
Ndërsa për ironi pas incidentit Veliaj u shpreh se Lulzim Basha nuk ka shenjë as të godasë me vezë dhe jo të qeverisë.