Autostrada Tiranë-Durrës hapet në fundjavë

Tirana

Autostrada Tiranë-Durrës hapet në fundjavë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 20:56
Autostrada Tiranë-Durrës

Pas disa ditë kaosi dhe trafiku të rënduar për shkak të punimeve për riparimin e saj, këtë fundjavë autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur.

Edhe pse nuk kanë përfunduar riparimet në të gjithë gjatësinë e saj, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të pezullojë punimet për të minimizuar fluksin që pritet në fundjavë për shkak të frekuentimit të bregdetit të Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit.

Gjatë këtyre ditëve, ARRSH ka riparuar të gjitha gropat që ishin hapur nga mbikalimi i Rinasit deri në Maminas, duke kthyer në normalitet lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor.

Kaq ka mjaftuar që trafiku të ketë një rrjedhshmëri normale megjithë fluksin në rritje të mjeteve për shkak edhe të festës së Bajramit.

Ndërkohë, gropat rishfaqen menjëherë sapo kalon mbikalimin e Maminasit.

Në këtë pjesë punimet për riparimin do të rifillojnë ditën e hënë në orën 6-të të mëngjesit, kur do të bllokohet edhe trafiku në segmentin Maminas-Sukth.

ARRSH dhe policia ende nuk kanë njoftuar se si do të devijohet trafiku dhe se ku do të orientohet lëvizja e mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat