“Mësoni djemtë tuaj të respektojnë femrat”, protesta në Tiranë kundër dhunës dhe vrasjes

Tirana

“Mësoni djemtë tuaj të respektojnë femrat”, protesta në Tiranë kundër dhunës dhe vrasjes

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga protesta

“Në 6 muajt e parë të 2018, mediat kanë raportuar për 6 gra të vrara. Për të sensibilizuar opinionin publik ndaj fenomenit të "femicidit", studentë, aktivistë organizuan protestë nën mesazhet se "dhuna s'ka justifikim".

Një protestë për dhunën, për gratë dhe vajzat të vrara në vendin tonë.

U organizua nga 3 studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, me një pjesëmarrje të pakët të numër por me mesazhe të forta për institucione, që sipas protestuesve, nuk ekzistojnë.

Protestë për Xhuljeta Çuni, Anxhela Meçani, Adriana Shaholli e dhjetra gra të tjera që janë kanë humbur jetën.

Historitë e dhunës fatkeqësisht janë të shumta. Aleksanda Leëis, australiania që jeton dhe punë prej vitesh në Shqipëri rrehu historinë e keqtrajtimit të saj, për ti dhënë forcë të tjerave të mos pranojnë dhunën, ta denoncojnë ata dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ndryshimet ligjore, hapat pozitivë të ndërmarrë në këtë drejtim nuk kanë ndryshuar situatën në momentin që ato mbeten në letër.

Të paktë në numër, por në protestë ishin dhe meshkuj. Në fakt, sensibilizimi duhet të nis nga ata.

Në 6 muajt e fundit, media ka raportuar për 6 gra që kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat