Deputeti i PD publikon dokumentet: Afera korruptive qindra milionë euro e Veliajt për Teatrin!

Tirana

Deputeti i PD publikon dokumentet: Afera korruptive qindra milionë euro e Veliajt për Teatrin!

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 20:39
Klevis Balliu

“Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, është një aferë e pastër korruptive që arrin në qindra milionë euro me skenar të Erion Veliajt”.

Akuza e drejtpërdrejtë është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, me gazetarin Erjon Çiku, në “Gazeta Shqiptare Online”, deputeti publikoi dokumentet që sipas tij tregojnë aferën korruptive nga ana e kreut të Bashkisë së Tiranës në iniciativën e tij për të prishur godinën e Teatrit, pavarësisht kundërshtisë së artistëve apo të opozitës.

Sipas deputetit Balliu, Veliaj ia ka dhënë tenderin në mënyrë të jashtëligjshme kompanisë “Fusha sh.p.k.”, kompani kjo që sipas demokratit fshihet prokurori Petrit Fusha.

Duke folur për përplasjen mes Veliajt dhe demokratëve këtë javë në Komisionin e Medias, Balliu tha se kryebashkiaku erdhi me qëllimin e vetëm për të provokuar dhunë dhe debate, pasi ai nuk do të duhej të merrte pjesë.

Sa i përket çështjes së negociatave për Shqipërinë, deputeti i PD-së thotë se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë BE-në, por vuajnë pasojat e një qeverie të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Sipas tij, vendet skeptike të BE-së hezitojnë të thonë “po” për negociatat pikërisht për shkak të skandaleve të qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat