Jetesa në Tiranë është më e shtrenjtë në rajon!

Tirana

Jetesa në Tiranë është më e shtrenjtë në rajon!

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Tirana nuk është aspak qyteti më i lirë për të jetuar në Europë apo rajon.

Anketa vjetore e Mercer, që është më prestigjiozja në nivel global në këtë drejtim, tregon se Shqipëria e përfaqësuar me Tiranën në renditjen e qyteteve sipas kostos së jetesës, renditet e 172-ta në botë, ndër 209 shtete.

Renditja e përgjithshme i referohet kostos së jetesës për të huajt, por që tregon realisht se sa i shtrenjët është një qytet i caktuar. Sofja, Beogradi, Sarajeva janë më të lira se kryeqyteti i Shqipërisë për të jetuar thotë Mercer.

Më tej në Europë, Kievi, e sidomos Sofia dhe Bukureshti rezultojnë të jenë qytete më të lira se kryeqendra e Shqipërisë, ku jeton edhe thuajse një e treta e popullsisë së përgjithshme. Në raportin e kaluar, vendi ynë renditej i 186-ti në botë, po ndër 209 shtete.

Ndryshimi në renditje me 14 pozicione flet për një shtrenjtim të konsiderueshëm të jetesës së banorëve të kryeqytetit në krahasim me popujt e tjerë, shkruan "scan".

Të dhëna të tjera të publikuara së fundmi, si nga Eurostat ashtu edhe nga Komisioni Europian, tregojnë se çmimet në Shqipëri janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të kenë PBB dhe konsumin më të ulët për frymë në Europë.

Në nivel global, Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit është më i liri për të jetuar, ndërkohë që Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat