Veliaj: Plotësuam 3 kushtet e artistëve për Teatrin Kombëtar, lajm i mirë si negociatat

Tirana

Veliaj: Plotësuam 3 kushtet e artistëve për Teatrin Kombëtar, lajm i mirë si negociatat

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 08:53
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje telefonike për Ora News, tha se u plotësuan tre kërkesat kryesore të artistëve në lidhje me ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar. Veliaj tha se arritja e konsensusit është në lajm i mirë si ai i negociatave.

Veliaj: Ka një konsensus duke pranuar kërkesat e artistëve për të përfshirë në projektligj praninë e tyre në grupin negociator që ne e kaluam nga një në dy anëtarë dhe do presim emrat e komunitetit të artistëve. Teatri i ri do të jetë në territorin e vet. Ndërtesa e teatrit të ri do të jetë monolite, pa kullë sipër dhe e pa lidhur me ndërtesa tjera.

Unë ia propozova kryeministrit dhe e futi menjëherë në projektligj depozituar Parlamentit.  Ky kompromis sot dhe kalimi i projektligjit në qeveri, unë them se është një lajm i mirë, në një ditë që kemi marrë disa lajme të mira siç është hapja e negociatave vitin tjetër me Bashkimin Evropian dhe hapja e negociatave për teatrin e ri është një lajm i mirë për qytetin dhe gjithë Shqipërinë.

-A keni dhënë garanci?

Veliaj: Tashmë i kemi vendosur në projektligj. Ato janë miratuar nga qeveria Rama dhe i kanë kaluar Parlamentit. Ne e mbajtëm fjalën për çka u dakordësua aty. Tashmë është në Parlament për t'u votuar në harkun kohor trejavor. Artistët kishin tri shqetësime kryesore; një teatër pa kullë, një teatër me çelësa në dorë pa taksa për qytetarët dhe me një teatër që rri në territorin e vet.

A do t'i përgjigjet Veliaj ftesës së opozitës në komisionin parlamentar të medias?

Veliaj: Së pari do të shoh agjendën, së dyti kryebashkiakët nuk janë zgjedhur nga Parlamenti pra në dallim nga fjala vjen Kryeprokurori, Avokati i Popullit që burojnë nga Parlamenti, kryetarët e Bashkive nuk burojnë nga Parlamenti. Herën e parë vajta aty në shenjë kortezie dhe për herë të parë u vendos një precedentë ku gardistët që duhet të mbrojnë deputetët nga qytetarët, për herë të parë mbrojtën qytetarët nga deputetët që donin të rriheshin me ta. Opozita nuk ka tagër të thërrasë kryetarin e Bashkisë. Nëse ma lejon agjenda do ta konsideroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat