Hapet autostrada Tiranë-Durrës

Tirana

Hapet autostrada Tiranë-Durrës

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 10:02
Autostrada Tiranë-Durrës

Pas disa javësh punë, sot më në fund është hapur autostrada Tiranë Durrës

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, njoftoi dje se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, dukë përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin. Qendro kërkoi ndjesë për trafikun e shkaktuar, dhe tha se nga 1 korriku, gjithçka i kthehet normalitetit.

“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 dite punë duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugor; të dielën trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”, u shpreh Qendro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat