Tiranë: Debati për Teatrin, zhvendoset në komisionet parlamentare

Tirana

Tiranë: Debati për Teatrin, zhvendoset në komisionet parlamentare

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 20:51
Debati për Teatrin

Në Shqipëri nisma e debatueshme e shumicës së majtë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar në Tiranë si pjesë e një projekti me ndërtesa të larta rreth tij, riktheu polemikat këtë herë në komisionet parlamentare ku nisi shqyrtimi i projektligjit të posaçëm të paraqitur nga Qeveria.

Projektligji, u fut me procedurë të përshpejtuar në kalendarin e parlamentit gjatë seancës së kaluar dhe ju nënshtrua po ashtu me urgjencë, shqyrtimit në tre komisione parlamentare, vetëm gjatë ditës së sotme.

Sipas tekstit, Teatri do të ndërtohet me fondet e kompanisë private “Fusha” së cilës në këmbim do t’i jepen hapësira shtetërore në zonën rreth Teatrit për të realizuar aty ndërtime shumëkatëshe.

Opozita e cila e ka kundërshtuar që në fillim këtë projekt duke e konsideruar një grabitje të pronës së qytetarëve, tha sot se projektligji i qeverisë, shkel së paku 7 dispozita kushtetuese dhe bie ndesh me tre ligje të tjera.

Debatet në komisionet parlamentare u shoqëruan me tension mes palëve. Sipas qeverisë, ndërtesa aktuale e teatrit është tërësisht e papërshtatshme dhe ndërtimi i besohet privatit në mungesë të fondeve nga ana e shtetit. Megjithatë përcatimi nominal i firmës që do të realizojë ndërhyrjen dhe shmangia së paku e një gare të hapur, ka ngritur dyshime mbi këtë nismë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat