Prishja e Teatrit, Veliaj refuzon kërkesën e PD për tu paraqitur tek Media

Tirana

Prishja e Teatrit, Veliaj refuzon kërkesën e PD për tu paraqitur tek Media

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 10:31
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për tu dëgjuar në komisionin e Medias lidhur me projektligjin për teatrin që ka kaluar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Veliaj ka sqaruar përmes një letre të gjatë arsyet e mungesës në këtë komision.

Kërkesa për dëgjesën ishte firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Medias, me argumentin se projektligji i propozuar është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat