Ngjarje e rëndë në Tiranë, bie nga ballkoni, humb jetën

Tirana

Ngjarje e rëndë në Tiranë, bie nga ballkoni, humb jetën

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:27
Tiranë

Ditën e djeshme një burrë ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale në Tiranë pasi është rrëzuar duke lyer shkallët e pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Gërbolli”.

65-vjeçari po lyente shkallët e pallatit dhe është rrëzuar në tokë.

Ai u dërgua menjëherë në spital, pavarësisht trajtimit atje ka gjetur vdekjen.

“Më datë 04.07.2018, në rrugën “Hysni Gërbolli”, shtetasi I.B., vjeç 65, banues në Tiranë, duke lyer shkallët e pallatit, aksidentalisht është rrëzuar në tokë, duke u dëmtuar dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat